Spektakli në Ulqin mblodhi të apasionuarit pas modës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Spektakli i modës International Fashion Night, i dyti me radhë, përfundoi mbrëmë në mënyrë solemne nën muret e Kalasë së Ulqinit. Në natën e dytë punimet e tyre i prezantuan 6 dizajnerë nga Mali i Zi, Bosna e Hercegovina, Ukraina dhe Maqedonia, kurse mbrëmjen e mbyllën dizajnerët Kristina dhe Llazar Iliq. Një nga organizatorotë, Muho Uruçi, tha se është i kënaqur me organizimin e këtij viti dhe shprehu sigurinë se vitin tjetër skuadra që qëndron pas këtij projekti do të bëjë punë edhe më të mirë. Gjatë natës së dytë u prezantuan markat si HUNT nga Kristina dhe Llazar Iliq, punimet e Irina Tosheva, Marina Kosovich, Radojka Tepavac etj.

Share.