Spektakël për 3 vjetorin e themelimit te SH.A.”TRADITA”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë shoqata artistike “Tradita” organizoi koncert premierë me rastin e 3 vjetorit të themelimit.

Në sallën e mbushur përplot, shoqata Ilirida nga Shkupi, Bilbili nga Vlora, Dëshmorët e Kombit nga Obiliqi dhe nikoqirët Tradita, dhuruan një spektakël të vërtetë ku shpalosen vlerat më të mira të folklorit mbarëkombëtar.

Të pranishmit patën kënaqësinë që përvec këngëve dhe valleve tashmë të njohura, për herë të parë të ndjekin në skenën  Ulqinit polifoninë labe nën interpretimin mjeshtëror të grupit Bilbili nga Vlora. Pas koncertit u mbajt edhe një koktej ku u shpërndan edhe mirënjohje për kontributin në afirmimin e folklorit shqiptar, me çrast televizioni Teuta mori mirënjohje për mbështjetjen mediatike të këtij spektakli.

Share.