SPD mund partinë e Merkelit me rezultat të ngushtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Social-Demokrate (SPD) e qendrës së majtë, ka fituar zgjedhjet federale në Gjermani, duke mposhtur partinë e kancelares në shkuarje, Angela Merkel, sipas rezultateve preliminare.SPD ka siguruar 25.7 për qind të votave, derisa blloku konservator i Merkelit, Demokrisian/Kristian-Social (CDU/CSU), ka siguruar 24.1 për qind.Partia e Gjelbër ka shënuar rezultatin më të mirë në historinë e partisë, duke u renditur e treta me 14.8 për qind të votave.

Një koalicion është i domosdoshëm për të krijuar qeverinë.Lideri i SPD-së, Olaf Scholz, ka thënë më herët se partia e tij ka mandat të pastër për të udhëhequr, ndërkohë që partia e tij është nisur drejt numrave të parë në listë.Një gjë është e qartë se, kancelarja në shkuarje nuk do të shkojë askund derisa të formohet qeveria – dhe kjo gjë mund të vonohet deri në kohën e Krishtlindjes.

Detyra e pasardhësit të Merkelit është që të udhëheqë ekonominë më të madhe në Evropë në katër vitet e ardhshme, derisa edhe ndryshimet klimatike janë në krye të agjendës.

 

Share.