Spajiq- Qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për rritjen e akcizave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Projektligji për buxhetin e këtij viti nuk përfaqëson të gjitha politikat e qeverisë së re, sepse një pjesë e madhe e tij është e detyrueshme dhe nuk mund të ndryshohet në afat të shkurtër, tha Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajić. Ai në seancën e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, në të cilën filloi diskutimi për atë akt,theksoi se disa gjëra do të zgjidhen shumë më thellë dhe me një strategji më të lartë, duke filluar nga momenti i miratimit të buxhetit. “Fjala kyçe këtë vit është përgjegjësia, sepse duhet të dalim nga një situatë shumë e vështirë,” tha Spajić dhe përsëriti se buxheti i këtij viti është më i miri në historinë e Malit të Zi. Ai tha se transparenca është gjithashtu thelbësore, sepse duhet ditur se ku shpenzohen mjetet financiare.

Në seancë u fol edhe për akcizat në produktet e duhanit dhe pijet alkooloke dhe ato joalkoolike, që sipas pjesmarrësve pritet të ndikojnë në rritjen e çimemve dhe tregun ilegal. Ministri Spajiq nga ana e tij tha se qeveria nuk do të tërheqt nga rritja e akcizave pasi për këtë kanë përkrahje edhe nga Bashkimi Evropian, dhe se ky veprim bëhet edhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Share.