Spajiq: Nga BE nuk kërkojmë pagesën e borxhit por kushte më të favorshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajić tha se Mali i Zi nuk i kërkoi dikujt të paguajë borxhet e shtetit, por vetëm rifinancimin e mundshëm me kushte më të favorshme. Ai thekson se aktualisht nuk ka nevojë për huazime shtesë, sepse Mali i Zi është në rrugën e rimëkëmbjes së plotë financiare. Podgorica Zyrtare kërkoi ndihmë nga Brukseli në mënyrë që të shlyente huanë që qeveria e mëparshme mori nga Kina në 2014 për pjesën e parë  të autostradës.   Sipas Spajiq çështja e autostradës nuk është gjeopolitike nga pikëpamja e Malit të Zi, por është e një karakteri thjesht ekonomik”. “Nëse kemi mundësinë për të gjetur financim më të lirë se ai aktual, ne do ta përdorim atë opsion,” tha Spajic, duke theksuar se “Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale po kërkon në mënyrë aktive kushte më të favorshme të financimit për të gjitha projektet e mundshme, përfshirë autostradën “

Share.