Sot zgjedhjet presidenciale ne Maqedonine e Veriut,Blerim Reka kanditat nga radhet shqiptare

0

Sot do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtën e votës kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit. Në raundin e parë, fitues mund të jetë kandidati i cili fiton shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve, ose 904.066 vota, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas nenit 81 të Kushtetutës, nëse në raundin e parë askush nuk merr shumicën e kërkuar, dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë do të shkojnë në raundin e dytë.

Share.

Comments are closed.