Sot vazhdon gjykimi i të akuzuarve prë grusht shteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në orën 9.00 të mëngjesit ka filluar seanca gjygjësore për të akuzuarit në rastin e tentativës për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve të 16 tetorit. Në bankën e të akuzuarve janë liderët e Frontit Demokratik Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, si dhe 12 të akuzuar të tjerë të cilët dyshohen se kanë tentuar që në mënyrë të organizuar të ndryshojnë rendin kushtetues të vendit.

Seanca duhej të fillonte dje po u ndërpre për shkak se avokatët e mbrojtjes kërkuan tërheqjen e prokurorit special Milivoje Katniq dhe të gjithë prokurorve të tjerë, por prokurori i përgjithshëm Ivica Stankoviq e refuzoi kërkesën.

Share.