Sot vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot do të vazhdojë mbledhja konstituive e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të zgjidhen kryetari, nënkryetarët si dhe antarët e Këshillit Administrativ.

Kandidat për kryetar sipas marrëveshjes do të jetë Ivan Brajoviq i Socialdemokratëve, kurse për nënkryetar Genci Nimanbegu nga koalicioni shqiptar dhe Marta Shqepanoviq nga PDS.

Në mbledhjen e parë , të cilën opozita e bojkotoi, u verifikuan mandatete e deputetëve, 36 nga PDS, Fronti Demokratik 18, koalicioni Çelësi 9, Demokratët 8, Partia Socialdemokrate 4, Partia Boshnjake 2, Socialdemokratët 2, Iniciativa Qytetare kroate dhe Shqiptarët të vendosur nga 1 mandat.

Share.