Sot u shqyrtua Propozimligji mbi plotesimet dhe ndryshimet e Ligjit per turizem

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot ne Kuvendin e Malit te Zi  eshte shqyrtuar propozim ligji mbi plotesimet dhe ndryshimet  e Ligjit per turizem  ne te cilin definohen rrethanat e posacme te cilat nuk  jane parashikuar me ligj. Ne kete ndryshim  hyn edhe vlefshmeria e biletave te udhetimit te cilat qytetaret I kane blere para kohes se pandemise tek agjensionet turistike apo organizatoret e udhetimeve, kurse propozim ligji parasheh qe biletat te cilat eshte dashur te shfrytezohen pas dates  1 mars 2020, te jene te vlefshme deri me 31 dhjetor te vitit 2021. Gjate  shqyrtimit te kesaj pike  ka diskutuar edhe dr. Lilana Gjurashkoviq, deputete e Frontit demokratik,  e cila  ne fokus te diskutimit e ka pasur ish hotelin Galeg.  Ajo tha se kur flasim per turizem nuk mund te mos e perkujtoj opinionin  me faktin se ne vitin 2006 ndermarrja Rokshped e ka blere hotelin legjendar Galeb, ish KOP-in me cmim prej 5, 75 milion euro me kusht qe te investoje edhe 15,4 milion euro dhe se do te ndertojne hotelin me 5 yje per tre vjet. “Mirepo hoteli Galeb eshte rrenuar  deri ne themel  dhe kjo eshte veper penale sipas detyres zyrtare.  Deri më tani, askush nuk është  përgjigjur  për  kete punë, as ministri i atëhershëm i Turizmit Nenezic, as drejtori  i falimentimit  Jakshiq,  e as pronari i Rokspedit – Stanaj.  Sot, në vendin  e ish-hotelit, ka një shkretim, dhe pikëllim për banorët e Ulqinit”, deklaroi deputetja Gjurashkoviq.

“Projektuesi  i  ish Hotelit Galeb, arkitekt i respektuar Bevenja, ka marre një çmim ndërkombëtar prestigjioz për projektin e Hotel Galebit,  ku ai hotel  ishte krijuar për t’i bërë ballë një tërmeti me përmasa kataklizmike, kurse hekuri I Galebit  eshte shkrire me dite te tera ne Nikshiq, dhe ky eshte  nje turp per Malin e Zi, sepse ky hotel  eshte ndertuar ne vitin 1934 dhe ka perfaqesuar traditen ne turizem”, theksoi Gjurashkoviq.

Share.