Sot u mbajt Mbledhja e tretë e Seancës së parë të rregullt e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ditën e dytë u vazhduame pikat e rëndit te ditës,gjatë kesaj seance diskutim i gjatë u bë në lidhje me pikën e 19: Propozm vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për të ardhurat e nënpunësve dhe zyrtarë lokal.

Më gjegjësisht u cek emerimi dhe mënyra e financimit të kuadrit revizor për financat e Komunës.Gjatë debateve dhe replikave u diskutua që i punësuari duhet të jetë a/partiak.Në debat u ngrit diskutimi edhe mbi  çështjen e 20% më shumë nga paga aktuale për përsonin që do të kontrollojë financat pranë Komunës së Ulqinit.

Me 18 vota pro 1 kundër dhe 1 apstenim ,pika e 19 e rendit të ditës  Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për të ardhurat e nënpunësve dhe zyrtarë lokal u aprovua.

Kryetari i Kuvendit Komunal Haxhi Sulejmani përfundoi seancën e ditës së sotme duke paralajmeruar vazhdimin e seancës javën e ardhëshme.

Share.