Sot seanca e Parlamentit të fëmijëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, do të hap sot seancën e shtatë të Parlamentit të fëmijëve.

Në seancë, përveç përfaqsuesve të klubeve të deputetëve, do të jenë të ftuar edhe përfaqsuesit e institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare që merren me të drejtat e fëmijëve, si dhe antarë të korit diplomatik.

Seanca e Parlamentit të fëmijëve organizohet në bashkëpunim me Qendrën për të drejtat e fëmijëve të Malit të Zi, me rastin e 20 nëntorit, Ditës së miratimit të konventës për të drejtat e fëmijëve në Kombet e Bashkuara.

Share.