Sot prova për të eliminuar votuesit fantazëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Brendshëm Goran Daniloviq njoftoi se prova e parë e listës së zgjedhësve me sistemin e ri AFIS do të fillojë sot, për të eliminuar dyshime nëse ka votues fantazëm në listën zgjedhore.

Me këtë rast ai tha se lista e votuesve ende nuk është “pjekur” për nënshkrimin.  “Mendoj ke ky proces do të zgjasë më shumë se 24 orë … Në çdo rast, AFIS me siguri do të  largojë çdo dilemë që kemi me identitetin e dyfishtë të votuesve në listën zgjedhore. Kjo do të jetë një informacion i vlefshëm,” tha ministri Daniloviq.

Share.