“Otrant Olimpik” takohet me “Çelikun”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Otrant Olimpik” luan sot ndeshjen e dytë kualifikuese për Ligën e dytë malazeze. Ulqinakët janë nikoqir të klubit të futbollit “Çelik” nga Nikshiqi. Ekipi musafir është njëri ndër ekipet më të forta të cilat garojnë për hyrjen në Ligë të dytë, kështu shprehet në emisionin “Ditë e re” Xhemal Kapllanbegu trajneri i “Otrant Olimpik”.

Ai gjithashtu shton që futbollistët ulqinak e dinë rëndësinë e kësaj loje dhe me të gjithë forcat e veta do të kontribojnë që të sjellin fitore. Ndeshja do të zhvillohet në terrenet e sportit të hotelit “Olimpik” me fillim në ora 17:30.

Para fillimit të ndeshjes do të mbahet një minut heshtje për Gazmir Mustafiq i cili humbi jetën në komunikacion, deklaron Skender Rexhoviq menaxheri i klubit, ai poashtu shtoj që ky gjest i skuadrës është në kujtim të figurës së djaloshit të ri nga Ulqini i cili ishte në prag të martesës.

Kryesia e klubit bën apel tek sportdashësit të mbështesin skuadrën e vetme të futbollit të Ulqinit dhe me blerjen e biletës me vlerë prej 2 euro do të ndihmojnë klubin.

Share.