Sot ne Podgorice u takuan Thaci dhe Gjukanoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot ne Podgorice u zhvillua takimi ne mes te krereve te shteteve, atij te Malit te Zi Millo Gjukanoviq dhe Republikes se Kosoves Hashim Thaci.  Gjukanoviq permes nje komunikate ka deklaruar se i vlereson larte perpjektjet e Prishtines dhe Beogradit per  gjetjen e zgjidhjes permes dialogut, ne menyre te qete dhe me mbeshtetje te Unionit Europian. Mga ana tjeter presidenti i Republikes se Kosoves Hashim Thaci tha se ata kane diskutuar për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane, deklaroi Thaci.

 

Share.