Sot në Mal të Zi arrin princi Çarrlls dhe dukesha Kamilla

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Princi Çarlls nga Uellsi dhe dukesha Kamilla do të vizitojnë sot Malin e Zi. Siç është kumtuar ,nga Ambasada britanike në Podgoricë vizitën ,do ta fillojnë në Cetinë me takimin e presidentit ,Filip Vujanoviq .

Ata në Cetinë do të marrin pjesë në ngjarjen, qëllimi i të cilës është  promovimi i muzikës tradicionale malazeze, artit, kulturës dhe të ushqimit , kanë theksuar nga Ambasada. Nga ambasada kanë theksuar se princi Çarlls do të takohet n Podgoricë me kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit , kurse dukesha Kamilla me përfaqësuesit e UNICEF-it në Mal të Zi ,me ç’ rast do të njihet me punën e tyre.

Theksohet se ardhja e princit dhe e dukeshës  në Mal të Zi është pjesë e vizitës së çiftit mbretëror në Ballkan.

Share.