SOT MBI “LEX SPECIALIS”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Malit te Zi sot do te filloje mbledhjen e katert te seances se pare te  rregullt ne te cilen do te shqyrtohen 3 pika te rendit te dites: propozimligji mbi implementimin e Marreveshtjes per krijimin e kushteve per zgjedhje te lira dhe demokratike, propozim ligji mbi shkarkimin dhe emerimin e anetareve te Qeverise se 40-te te Malit te Zi dhe propozimin per shkarkimin e kryetarit te Kuvendit te Malit te Zi, Ranko Krivokapiq. Seanca do te filloje ne ora 12 dhe parashihet te zgjase se paku dy dite.

Share.