Sot mbahet kongresi i PDS. Gjukanoviq i vetmi kandidat për kryetar

0

Sot do të mbahet kongresi i 8-të i Partisë Demokratike të Socialistëve, ku pritet që përsëri në krye të saj të zgjedhet kryetari aktual, Millo Gjukanoviq, i cili është edhe kandidati i vetëm. Për në postin e zevendësit të kryetarit po ashtu është vetëm një kandidat, kryeministri aktual Dushko Markoviq. Në kongres do të zgjedhen edhe 146 antarët e rinj të Këshillit Qendror, Komisioni staturor dhe Këshilli mbikqyrës. Në listë për Këshillin Qendror nuk ndodhen disa figura të vjetra partiake të përziera në afera të ndryshme, si Sllavoljub Stijepoviq apo Miomir Mugosha.

Share.