Sot fillon rinovimi i pikës kufitare Hani i Hotit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpër kalimin kufitar në Han të Hotit, prej sot deri me 28 janar do të qarkullohet vetëm në një kahje për shkak të rinovimit të këtij kalimi.

Nga shërbimi i policisë kufitare në këtë pikë thonë se do të angazhohen maksimalisht që pritjet për kalim të jenë sa më të shkurta, dhe në rast të zgjatjes së punimeve opinioni publik do të njoftohet me kohë. Rikonstruktimi i kësaj pike doganore është e domosdoshmë për të plotësuar standardet e Marrëveshjes së Shengenit.

Share.