Sot fillon orari i ri i masave kufizuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi prej sot do të ndalohet dalja nga objektet banesore nga ora 19 deri në ora 5 e mëngjesit, kurse objektet hotelierike dhe të shërbimeve tjera do të punojnë me orar të shkurtuar, prej orës 7 të mëngjesit deri në ora 18, ka vendosur Trupi Koordinues Nacional. Këto masa do të zbatohen prej të mërkurës në mesnatë, deri kur edhe shtyhet zbatimi i masave të sjellura me 13 nëntor. “Trupi Koordinues Nacional duke parë situatën epidemiologjike nga njëra anë dhe nga ana tjetër atë ekonomike, edhe kësaj here ka sjellë masa të matura mirë me qëllim që ato në masën më të vogël të mundshme të godasin qytetarët, ekonominë dhe afaristët, por që ato të japin rezultate të pritura, thuhet në kumtesë. Ky organ i ftoi qytetarët që plotësisht të respektojnë të gjitha masat, sepse kjo është e vetmja mënyrë që të pengohet përhapja e virusit .

Share.