Sot Drama “Nana” prezantohet ne Bursa te Turqise

0

Nga data 8-26 mars 2019, ne Bursa te Turqise po mbahet “Festivali ballkanik I teatrit” ne te cilin po merr pjese edhe Teatri “Teuta” nga Ulqini. Para auditoriumit ne Bursa, ata do te paraqiten me dramen “Nana”, e cila deri me tani ne te gjitha prezantimet e veta ka fituar lavdatat me te larta. Ne mesin e shume interpretimeve nga shtetet ballkanike, drama “Nana” gjate dites se sotme do te paraqitet dy here ne skene, ne ora 15.00 dhe ne ora 20.00. Pjesemarresit, aktoret e drames, jane shprehur tejet te kenaqur me mbarevajtjen e deritashme te festivalit ne fjale, ku kane arritur te krijojne kontakte te reja dhe interesim per interpretimin e drames “Nana” edhe ne vendet tjera te Ballkanit dhe me gjere.

Share.

Comments are closed.