Sot Dita Ndërkombëtare e Paqes, Ban Ki moon: “Ulni armët dhe ndalni vrasjet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot më 21 shtator, është Dita Ndërkombëtare e Paqes, ditë e themeluar nga Kombet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka shpallur këtë datë si dedikim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës.Tema e sivjetme e përkujtimit është “Partneritet për Paqe- Dinjitet për të gjithë” që ka për qëllim të rris vetëdijen tek të gjitha segmentet e shoqërisë, për të bashkëpunuar për zgjerimin e paqes në botë.“U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ulin armët e tyre dhe të ketë armëpushim në nivel global. Atyre u them ndalni vrasjet dhe shkatërrimet. Krijoni hapësirë për paqe”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon.Dita Ndërkombëtare e Paqes është një ngjarje e rendesishme  dhe këtë herë shënon 61 vjetorin e Kembanës së Paqes.Në vitin 1954, fëmijë nga 60 shtetet i dhuruan OKB-së, monedha, të cilat shërbyen për të farkuar kambanën, e cila bie çdo vit, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

Share.