Sot dhe nesër: Pjesa më e madhe e Anës së Malit pa energji elektrike

0

Për shkak të punimeve në rrjet, sot dhe nesër prej orës 8.00 deri në orën 17.00, një pjesë e madhe e vendbanimeve në Anë të Malit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike, njoftojnë nga Elektroekonomia e Malit të Zi. Gjatë ditës së sotme  ndërprerje do të kenë Sukubina, Gjonza, Dragina,  Kravari dhe Shtegvasha, kurse nesër Shasi,Selita, Sukobina, Gjonza, Amulli, Freskanjeli, Dragina, Shtodra, Lisna Bora, dhe Kravari. Gjatë ditës së sotme në të njëjtin orar ndërprerje do të ketë edhe në disa zona në Gjerana në drejtim të Plazhit të Madh.

Share.