Sot debati për demarkacionin, ballafaqim faktesh për kufirin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot mbahet debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit dhe grupit të ekspertëve, ku do të ketë ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë – Mali i Zi.

Debati do të mbahet në sallen e  Kuvendit të Kosovës. Fillimisht debati do të përshëndetet nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. Pastaj Komisioni shtetëror për demarkacionin dhe grupit të pavarur të ekspertëve do të shpalosin argumentet dhe kundër-argumentet e tyre, për të vazhduar me debatin e pjesëmarrëseve të tjerë, ku deputetët do të kenë mundësi t’iu drejtohen me pyetje si komisionit shtetëror për Demarkacion, ashtu edhe grupit të pavarur të ekspertëve.

Ndërsa, koha do të jetë e barabartë për të dyja komisionet për diskutim.Në fund të debatit, grupet e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin dhe grupi i ekspertëve të pavarur do t’i formulojnë konkluzionet e tyre.  Aty ku do të ketë pajtueshmëri do të shkohet me pajtueshmëri, ndërsa, aty ku do të ketë divergjenca do të mbetën mendime të tyre.

Share.