SOS Telefoni Ulqin- Sigurohet strehim për gratë e dhunuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një fushatë ndërkombëtare e cila zhvillohet çdo vit, duke filluar nga 25 Nëntori deri më 10 Dhjetor.  Qëllimi i kësaj fushate është arritja e barazisë gjinore, fuqizimi i grave dhe ushtrimi i plotë i të drejtavetë tyre, ndër të cilat liria nga dhuna duhet të jetë një element thelbësor. Ky aktivitet është përkrahur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, ndërsa realizimi ka zgjatur 12 muaj, dhe tani është në fazën përfundimtare. Lidhur më këtë në ambientet e organizatës joqeveritare SOS telefoni në Ulqin, i mbajt një konferencë për media në të cilën u  bë një rezime e aktiviteteve të kaluara dhe gjendjes aktuale në komunën e Ulqinit, sa i përket këtij fenomeni. Nga organet e rendit thonë se me kalimin e viteve është rritur edhe ndërgjegjësimi i viktimave për të paraqitur rastet e dhunës, çka e ka lehtësuar edhe punën e tyre.

Edhe pse në shumë vende gjatë periudhës së pandemisë është vërejtur rritje e rasteve të dhunës ndaj grave, në Ulqin kjo nuk ka ndodhur dhe numri i rasteve vazhdon të jetë në nivel me vitet e tjera, thonë në Gjykatën e Themelore.

Nga Komuna e Ulqinit, të cilët ndihmojnë shoqatën SOS telefoni nëpërmjet  pagesës së qirasë, thonë se në periudhën e kaluar ka pasur përparim të dukshëm në sigurinë e grave, sidomos me hapjen e shtëpisë së sigurisë në Ulqin.

Nga janari e deri me 1 nëntor në Sos telefon ndihmë kanë kërkuar 78 femra, ndër to edhe një mashkull, numër i ngjajshëm me vitet e tjera. Në shoqatë thonë se bashkëpunimi me institucionet e tjera, si policia , qendra sociale apo gjykata, janë në nivel të lartë, sidomos këto 5 vitet e fundit.

Një nga problemet e përsëritjes së dhunës ndaj grave është edhe dënimi i ulët i parashikuar me ligj, i cili është vetëm 150 euro. Edhe pse përsëritja mund të sjellë dënim me burg, kjo nuk aplikohet aq sa duhet.

Në kuadër të këtij projekti cili do të zgjasë 9 muaj janë parapa edhe aktivitete tjera si: shoqërimi i viktimës në institucione nga personi i besueshëm, një tribunë me qytetar dhe përfaqësues të institucioneve relevante që janë ngusht të lidhur me këtë problematikë me temën “Pse grate qëndrojnë me dhunuesin”,si dhe do të niset një iniciativë drejtë vetëqeverisjes lokale për të lobuar që qeverisja lokale të financojë shërbimin e përkrahjes .

Share.