Sonte në Tv Teuta mund të ndiqni emisionin „Portreti „ me Hatixhe Nelaj, ku protagonist është, Hafiz Sulejman Bugari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për herë të parë në këtë emision Bugari rrëfen për jetën e tij pas skene në gjuhën shqipe. Mësoni se si Bugari  lëshoi  studimet në Medinë për tu kthyer në Bosnjë   gjatë luftës në mbrojtje të atdheut  së bashku me bashkëshorten dhe fëmiun e tij.Gjatë lufte në Sarajevë i lindin edhe dy fëmijë.Pas luftës rikthehet në Medinë ku  diplomon në vitin 1998 në departamentin Kur’an dhe tefsir.

Në vitin pasues fillon punën si imam në Xhaminë e Bashaçarshisë në Sarajevë, dhe nga viti 2003 e deri në vitin 2016 ka punuar dhe vepruar në Xhaminë e Bardhë në Vratnik, dhe si koordinator në Rijasetin e Bashkësisë Islame në të gjitha qendrat në luftën kundër varësisë nga droga .

Që nga shtatori i vitit 2016, ai jeton dhe punon në Mal të Zi, ku kryen detyrën e këshilltarit të Reis Rifat ef. Fejziqit për punë misionare. Është autor i pesë librave.

Keni shumë për të mësuar sot në këtë rrëfim ekskluziv.Na ndiqni!

Share.