Sonte në Televizionin Teuta në ora 20:30 mund të ndiqni emisionin “Portreti me Hatixhe Nelaj” me protagonist Haxhi Is’hak ef. Hoxha.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Haxhi Is’hak  efendi Hoxha për 50 vite i ka shërbyer komunitetit mysliman. Rrjedh nga një familje me tradita fetare ku brez pas brezi nga ky fis kanë dalë prijës fetar. Haxhi Is’hak efendi Hoxha është brezi i nëntë që ka dalë nga ky fis. Gjyshi i hoxhës ka shërbyer për shumë vite si imam në Selitë. Pothuaje nga fillimi i karrierës së tij si hoxhë ka shërbyer në Kunje mbi 40 vite, deri në 2011.  Medresenë e ka përfunduar në vitin 1965 në Prishtinë.

Ai është dekoruar edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë  me mirënjohje, me motivacion kontributin dhe angazhimin në Bashkësinë Islame të Tivarit, si një person me më së shumti përvojë pune.

 

https://www.youtube.com/watch?v=y6JGyOr-KK4

Share.