Sonte në televizionin Teuta mund të ndiqni emisionin “Portreti IN MEMORIAM: Hilmi CUNGU me Hatixhe Nelaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në moshën 87 vjeçare ndërroi jetë prof. Hilmi Cungu, njëri ndër pishtarët e parë të fillimeve të arsimit në gjuhën shqipe.

 

Mësimet e para i ka ndjekur në Ulqin në vitin 1950,për të vazhduar  3 vite shkollën normale të mësuesisë  në Gjakovë .Pasi i përfundon tre vite në Gjakovë  vitin e katërt kalon në Prishtinë me 1954.Pas përfundimit të shkollës normale kthehet në vendlindje.

Hapat e para fillestare të karrierës së tij i fillon në shkollën e Ostrosit në Krajë. Pas shërbimit në Krajë vazhdon shkollimin e lartë në Beograd ,studion historinë , ky është shqiptari i parë që e ka kryer fakultetin filologjik  në Universitetin e Beogradit.

Menjëherë pas përfundimit të fakultetit punësohet në shkollën fillore “Boshko Strugar “si profesor i historisë në gjuhën serbe.Ka punuar plot 40 vite në arsim.Punën e vet e ka punuar me një vullnet dhe pasion të pashoq. Në vitin 2000 del në pension.

Famijles Cungu i shprehim ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe.

 

https://www.youtube.com/watch?v=WwTkxYtoII8

Share.