Sonte në Qendër për Kulturë – Teatri i kukullave “Planeti i ftohtë”

0

Në Qendrën për Kulturë në Ulqin sonte në ora 18.00 do të japë shfaqje Teatri i kukullave për fëmijë nga Tirana. Shfaqja mban titullin, “Planeti i ftohtë” dhe do të sjellë për fëmijët personazhe interesante. Drejtori i Qendrës për kulturë, Musa Hoxha, tha për TV Teuta se po sjellin vazhdimisht shfaqje për fëmijë me qëllim të gjeneratat e reja të mësohen dhe rtë rriten me frymë e kulturës. Hyrja në shfaqje është 2 euro.

Share.