Sonte në ora 20:30 “Portreti”, protagonist imami Muhamed Bardhyl Sytari (video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte në ora 20:30 në TelevizioninTeuta mund të ndiqni emisionin “Portreti me Hatixhe Nelaj. Protagonist  imami  Muhamed Bardhyl Sytari, myftiu i Shkodrës.

Muhamed Bardhyl Sytari shkollën fillore e ka ndjekur në Shkodër ,ndërsa në vitin 1993, në moshën 14 vjeçare  udhëton drejt Damaskut të Sirisë, ku kryen shkollën e mesme dhe të lartë në gjuhën arabe  duke u diplomuar nga Fakulteti i Thirrjes Islame në vitin 2001. Pas mbarimit të studimeve, emërohet mësues i besimit dhe i gjuhës arabe në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, sikurse shërben edhe si vaiz/hatib në xhaminë e Tophanës.

U emërua Myfti i Shkodrës, më 22 prill 2010, U vlerësua nga Këshilli i Qarkut Shkodër me titullin: “Nderi i Qarkut Shkodër”, më 21 maj 2018.

Një rrëfim ekskluziv  nga intelektuali i shquar dhënë Tv Teuta. Na ndiqni.

 

Share.