Sonte ndeshja spektakolare Deciq- Drita. Biletat mund ti gjeni edhe sot tek stadiumi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte në kuadër të Conference league, në stadiumin e Buduqnostit në Podgoricë do të luhet ndeshja në mes të KF “Deçiq” nga Tuzi dhe KF “Drita nga Gjilani. Kjo është ndeshja e dytë në mes të këtyre dy klubeve, kurse ndeshja e parë u zhvillua në Prishtine dhe ekipi i Dritës fitoi me rezultatin 2:1. Mbrëmë klubet mbajtën pres konferencën në të cilën shprehën optimizëm për menaxhimin e ndeshjes, por secili klub shprehu  edhe vlerësimet e tyre për cilësinë e lartë të klubit kundërshtarë.

Në këtë konferencë për media ishte e dukshme  mosprezenca e mediave, pasiqë pjesëmarrëse ishte vetëm TV Teuta, edhe pse organizatori u shpreh se i ka ftuar rregullisht mediat. Mbetet diskutim i hapur pse nuk kishte interesim per kete konferencë të 2 klubeve që garojnë për titull të lartë evropian. 

Trajneri I klubit “Drita”Ardian Nuhiu lidhur me pritshmëritë nga kjo ndeshje, tha se tanimë e njohim kundërshtarin  dhe bëhet fjalë për një  skuadër agresive, skuadër e cila punon si grup,por brenda vetes ka edhe individ cilësorë.

Kapiteni Ardian Limani deklaroi se rezultati I ndeshjes se pare nuk  u jep siguri qe te mendojne per ndeshjen e radhes.

“Ne si skuader gjithmone mendojme vetem ndeshjen e radhes dhe nuk mund asesi te anashkalojme ate. Fenordin mund ta mendojme vetem nese e kalojme Deciqin me te cilin na pret nje ndeshje e veshtire.

Trajneri I Klubit te Deciqit Edis Mullajiq tha se ky klub per here te pare del ne skenen evropiane dhe kta djem meritojne shpërblim per kete sezonë.

Ilir Camaj, kapiteni I KF Deciqit tha se për  ta loja e kaluar ishte nje lojë e mirë dhe e fortë deri në  momentin kur kanë mbetur pa një lojtar, dhe atëherë ata janë terhequr pak, por pasiqë rezultati është aktiv, ne do të japim më të mirën e mundshme.

Të përkujtojmë se të gjithë të interesuarit mund ti blejnë biletat  edhe  sot nga ora 16.00 pranë stadiumit të Buduqnostit, ku do të luhet ndeshja.

Ilmira Lika

Share.