Sonte ndeshja mes “Deçiq” dhe “Drita”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte në Podgoricë në ora 20:45 do të luhet ndeshja mes klubit të futbollit “Deçiq” dhe atij “Drita” nga Kosova. Në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Deçiqi humbi kundër Dritës me rezultatin 2-1. Ishte sulmuesi i Deçiqit, Ilir Camaj, ai i cili shënoi që në minutën e 3-të të ndeshjes, ndërsa Drita barazoi disa minuta më vonë, kurse në pjesën e dytë të lojës shënoi edhe golin e dytë. Për sonte çdo gjë është gati, lojtarët janë të përgaditur në mënyrën më të mirë, thotë për Tv Teuta Pal Dreshaj, kryetar i klubit “Deçiq”.

Dreshaj njofton të gjithë tifozet se shitja e biletave për ndeshjen e kthimit në kuadër të Uefa Conference League kundër “Dritës” së Gjilanit do të bëhen sot gjatë ditës në qendër të Tuzit, si dhe disa orë para ndeshjes në sportelin e stadionit në Podgoricë.

Share.