SONTE NATA E FILMIT SHQIPTAR

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte në kuadër të Edicionit të dytë të Festivalit të filmit “Seanema” i cili do të mbahet në ambientet e sallës së vogël të hotelit  Otrant në Ulqin, do të bëhet prezantimi i mbrëmjes së filmit shqiptar, ku do të shfaqen 4 filma me metrazhë të shkurtër nga autor shqiptar, si  dhe shfaqja e filmit “Koncert në vitin 1936” me regjisor Saimir Kumbaro.

Është me rëndësi të theksohet se regjisori i filmit me metrazhë të shkurtër “Dear Ria” është Sabir Kanaqi i cili është nga qyteti i Ulqinit.

Edhe për këtë mbrëmje është planifikuar paneli në të cilin do të marrin pjesë figura te shquara shqiptare siç janë Mr. Kujtim Çashku, Mr.   Saimir Kumbaro, Ms.Manushaqe Qerimi, Ms.Margarita Xhepa dhe Mr. Muharrem Fejzo.

Mbremja e filmit fillon në ora 17.00, kurse paneli fillon në ora 21.00.

Share.