Sonte fillon heshtja zgjedhore ne Kosove

0

Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, do të përmbyllet sot në ditën e dhjetë të saj.

Fushata e cila nisi më 25 shtator do të mbyllet sot me tubimet përmbyllëse të partive politike në disa komuna.

Gjatë këtyre dhjetë ditëve të fushatës, pesë kandidatë për kryeministër dhe kandidatët për deputetë nga 25 subjekte politike kanë udhëtuar në çdo cep të vendit duke shpalosur programin e tyre dhe duke kërkuar që t’u jepet besimi nga ana e qytetarëve për të udhëhequr vendin.

Sot partitë politike dhe kandidatët për kryeministra do të mbajnë takime të tjera, si dhe tubimet përmbyllëse./Telegrafi.com

Share.