Sonte fillon festivali i artit ballkanik “Rosary”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sonte e deri me datë 2 shtator për të dytin vit me rradhë nën bedemet e Kalasë së Ulqinit do të organizohet festivali i artit ballkanik “Rosary”.Ky festival do të prezantojë 300 valltarë që përfaqësojnë qytetet e ndryshme të  Bullgarisë. Në ora 19:30 do të  defilojnë përgjatë Ranës deri në Mole ku edhe do të zhvillohet festivali i cili fillon në ora 20:00. Ky festival organizohet nga Qendra Kulturore e Ulqinit, Komuna e Ulqinit si dhe Organizata Turistike e Ulqinit.

Share.