Sonte fillon edicioni i pestë i Seanema Film Festival

0

Tek muzeu i qytetit të vjetër të Ulqinit me fillim në ora 20:00, do bëhet hapja e edicionit të pestë të Seanema Film Festival. Drejtoresha e OJQ “Unë veproj” Drita Llolla, u shpreh për Televizionin Teuta se këtë vit do të prezantohen plot 50 filma me metrazhë të shkurtër dhe të gjatë, duke e shënuar këtë jubile në mënyrën me të denjë. E veçanta e këtij viti përveç numrit të madhë të filmave është se ata do të shfaqen në tre lokacione, tek muzeu, në Qëndrën Kulturore dhe tek Kinosalla, kjo e fundit për të përçuar një mesazh direkt se Ulqini e ka të nevojshme vënien në funksion të saj. Seanema Film Festival do të zgjasë deri më datë 22 shtator.

foto: Filmski Centar Crne Gore

foto:

Share.