Sonte bëhet përurimi i librit “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte në ora 20:00 në sallën e Bibliotekës së Qytetit do të mbahet përurimi i librit “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi” i autorit Gani Karamanagës. Në libër janë përmbledhur emra të cilët kanë lënë gjurmë në mjeksinë shqiptare, si mjekë, farmacistë dhe stomatologë nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava, Gicia, Rozhaja, por edhe ato të cilët jetojnë në vende tjera të rajonit.

Organizatorë të kësaj mbrëmje kulturore janë Këshilli Kombëtarë i Shqiptarëve në Mal të Zi, Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Biblioteka e Qytetit.

Share.