Sondazhi i fundit: LVV në 41%, rënie e madhe e LDK

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sondazhi i fundit i realizuar nga organizata PIPOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare e kanë nxjerrë parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, me 41.10 përqind të votave. Partia e dytë radhitet PDK, me 20.80 përqind të votave, pastaj LDK radhitet e treta me 15.70 përqind. AAK ndodhet në 8.60 përqind të përkrahjes, kurse Nisma 2 përqind. Sipas këtij sondazhi iniciativa e Vjosa Osmanit do të marrë 3.20 përqind të votave. Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, kurse partitë politike do të kenë kohë dhjetë ditë që të bëjnë fushatë elektorale.

Share.