Socialdemokratët të hënën vendosin për mënyrën e daljes në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Socialdemokratët e Malit të Zi, të hënën e ardhshme do të vendosin për mënyrën e daljes në zgjedhjet parlamentare, njofton e përditshmja Vijesti.

Siç është paralajmëruar, të hënën do të mbahet mbledhja e kryesisë së kësaj partie në të cilën sipas të gjitha gjasave do të vendoset për daljen veçmas në zgjedhje.

Nënkryetari i Socialdemokratëve Damir Shehoviq ka deklaruar se që nga themelimi kanë ndërmarrë të gjitha aktivitetet në funksion të përgatitjes për daljen veçmas në zgjedhje.

 

Share.