Socialdemokratët kërkojnë 4 vende në qeveri?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse në zgjedhjet e kaluara kanë fituar vetëm dy mandate, Socialdemokratët sipas disa informacioneve të pa konfirmuara të gazetës “Dan”, do të kërkojnë katër poste në qeverinë e ardhshme.

Ato do të kërkojnë që vendi i nënkryetarit të qeverisë ti takojë Vujica Llazoviq, në krye të ministrisë së arsimit të jetë Mubera Kurpejoviq, të shëndetit Kenan Hrapoviq, si dhe do të synojnë që të mbajnë edhe postin e ministrit të komunikacionit, i cili do ti takonte Damir Shehoviq. Për vendin e kryetarit të Kuvendit po ashtu është i interesuar kryetari i Socialdemokratëve Ivan Brajoviq. Në bisedimet e para në mes tyre dhe Partisë Demokratike të Socialistëve, siç u kumtua për media, u arrit konsenzus për parimet kryesore politkke, por nuk pati informacione lidhur me postet e që mund ti takojnë njërës apo tjetrës parti.

Share.