Socialdemokratët e Malit të Zi do të dalin vetë në zgjedhjet parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Socialdemokratët e Malit të Zi do të dalin vetë në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë caktuar më 30 gusht, keshtu ka vendosur unanimisht kryesia e kesaj partie.

Kryetari i SD-se, Ivan Brajoviq, pas mbledhjes se kryesise, tha se mbështetja për atë parti nga zgjedhjet e fundit lokale është dyfish më e lartë se sa në zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

Siç shtoi ai, kuadrot e asaj partie kanë rezultate konkrete në fushat që ata drejtojnë, dhe për ta politika nuk është politikë, por punë serioze e përditshme.

“Ai theksoi se argumente të shumta e mbështesin vendimin për të kandiduar në mënyrë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e mbështesin, të bindur për një rezultat të shkëlqyeshëm,” thuhet në deklaratë.

Share.