Skender Katana fitues i Tirana Open 2019

0

Tenisti i ri klubit Bellevue nga Ulqini, Skender Katana, me paraqitje shumë të mirë e përfundoi turneun ndëkombëtar ETA U 12 që u mbajt në Tiranë. Tenisti 11 vjeçar nga Ulqini së bashku me partnerin Amar Huseinoviq nga Maqedonia Veriore arritën që të shpallen kampionë në kategorinë double . Ato bindshëm fituan kundër çiftit Miano (ITA)/Gajscek (SLO) , me rezultat 6:0, 6:0. Në kategorinë single, Katana me një lojë fantastike pa asnjë set të humbur arriti deri në finalen e turneut , ku për kundërshtar kishte pikërisht partnerin e tij Amar Huseinoviq. Në një lojë mjaft të bukur fati kësaj radhe ishte në anën e Huseinoviq , i cili triumfoi me reuzltat 7:5, 6:2. Katana javën e ardhshme do të marrë pjesë edhe në turneun në Banja Lluka , ku shpresohet për suksese të reja.

Share.

Leave A Reply