Skena verore 2015

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manifestimi kulturorë Skena verore nisi me 1 gusht edhe atë me hapjen e ekspozitës së skulptorit Hashim Kruja dhe piktores Denisa Brahimi. Në hapjen solemne fjalën kryesore e pat drejtori i Qendrës për kulturë edhe njëheri organizatori i kësaj ngjarje dr. Nail Draga.
Për ekspozitën e shkodranve foli kritiku i artit Qazim Muja.
Artistët shkodranë janë paraqitur me punimet e tyre të cilët Kullës së Balshajve i japën një pamje tjetër.
Kurse, ajo çfarë la përshtypje tek publiku ishte edhe shfaqja Dashnorja e teatrit Dodona nga Prishtina e cila vjen me skenar dhe regji të Faik Gashit ku rolet u besuan Laureta Gashit, Flutur Mustafës edhe Flamur Ahmetit. Për pështypjet për mbajtjen e një shfaqes në Ulqin regjisori u shpreh i kënaqur.
Një numër i madh i të pranishmëve dëshmon se qytetarët e komunës së Ulqinit janë të etur për manifestime të tilla kulturore.

Share.