“Skena jazz quartet” mbylli manifestimin “Skena verore 2019”

0

Edicioni i 31-të i manifesitmit “Skena verore” përfundoj pas një muaji me performance e grupit nga Shqipëria “Skena Jazz Quartet”. Grupi në fjalë solli interpretimin e këngëve më të njohura shqiptare ndër vite në formën jazz.  “Skena Verore” është një nga ngjarjet kryesore kulturore në Ulqin, duke sjellë për publikun vendas dhe turistët muzikë klasike, muzike të vjetër qytetare, shfaqe teatrale, ekspozita të ndryshme e plotë aktivitete të tjera kulturore.  Çdo vit e më shumë ky manifestim po sjellë emra të shquar të artit, duke pretenduar që nga viti në vit të rrisin cilësinë e këtij manifestimi. Pas përfundimit të Skenes Verore, drejtori i Qendrës për Kulturë Musa Hoxha, paralajmëroi se në muajin shtator do të mbahet festivali i muzikës klasike, “Belcanto”.

Share.

Leave A Reply