S’ka demarkacion pa konsensus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe ia ka vështirësuar edhe më shumë punët koalicionit qeverisës ne Kosove ,për të siguruar votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.Subjektet opozitare vazhdojnë të qëndrojnë kundër marrëveshjes së Vjenës duke thënë se ky version është i papranueshëm për ta.

Në këtë situatë vlerësohet se Qeveria do të detyrohet që të kërkojë konsensus me opozitën në mënyrë që të mos zgjatet edhe më tutje procesi i liberalizimit të vizave, pasi ratifikimi i demarkacionit është kusht në atë proces.Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të Kosoves , ka thënë , se është në të mirën e gjithanshme e sidomos të proceseve shtetndërtuese dhe atyre të ndërlidhura me cilësinë e jetës së qytetarëve që çështja e demarkacionit të mos vonohet edhe më shume.Madje, ai ka thënë se pa e specifikuar me datë pushteti është duke bërë përgatitje që këtë çështje ta riprocedojnë.Sipas tij dialogu në mes pushtetit dhe opozitës do të duhej të zhvillohej edhe para se të largohet Lista Serbe.

Share.