Situatë e rënduar financiare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“6 milion euro është borxhi i qytetarëve që kanë  për tatim në patundshmëri . Kohë më parë është publikuar edhe lista e personave që kanë  të pa shlyera obligimet tatimore në vlerën mbi  1 mijë euro”, shprehet Valdet Axhemoviq ,sekretari për buxhet dhe financa .Ai tha  së është filluar me aplikimin e pagesës së borxheve . ”Kemi filluar nga kryetari i komunës, pastaj sekretarët , punëtorët administrativ e të tjerë, nga rroga e fundit punëtorëve është marrë kësti i parë , këtë formulë kemi aplikuar edhe tek punëtorët e Ndërmarrjeve publike ku është themeluese Komuna e Ulqinit”-shprehet sekretari Axhemoviq

Axhemoviq u shpreh se nga ardhja e tij në këtë post pra nga viti 2014 e deri në ditën e sotme nga buxheti i komunës së Ulqinit janë marrë rreth 3 milion euro të cilat kanë shkuar për lëndë Xhirollogaria e komunës së Ulqinit është shpesh e bllokuar si pasojë e lëndëve gjyqësore.

Sekretari i financave  është optimist se tani para sezonit veror do të arrijnë të vjelin të holla nga qytetarët nga lejet për lokacione të përkohshme, të cilët janë të obliguar që për të marrë lejen e punës të paguajnë tatimin në patundshmëri.

Situata financiare në komunën e Ulqinit është e vështirë punëtorët e administratës lokale janë me 5 rroga brenda deri sa punëtorët e Ndërmarrjeve Publike edhe dyfishin e tyre.

Share.