Situatë e rëndë financiare në NP “veprimtaritë Komunale”. Punëtorët kërcënojnë me grevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ndërmarrjen “Veprimtaritë komunale “ vazhdon të jetë gjendje e rënduar financiare,që ndikon edhe në mbarëvajtjen e punëve të përditshme në terren.Drejtori i ndërmarrjes në fjalë thotë që janë duke u angazhuar për të dalë nga kjo situatë,por përveç gjendjes financiare ka edhe mungesë të mjeteve të punës.

Mungesa e një makine pastruese elektrike do të lehtësonte shumë punën në terren  ,duke zëvendësuar kështu së paku 7deri në 8 punëtorë,dhe puna do të ishte më efikase, thonë në ndërmarrje. Ato posedojnë një autocisternë e cila nuk është e mjaftueshme për pastrimin e rrugëve dhe kjo vështirëson edhe më shumë efekasitetin gjatë sezonit veror”, deklaroi për Televizionin Teuta drejtori i ndërmarrjes së lartëpërmendur ,Skender Kaleziq.

Ndërkohë anëtarët e Organizatës sindikale të Ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale  kanë paralajmëruar grevë pasi janë në gjendje të rëndë materiale. Ata kërkojnë që të bëhet pagesa e dy pagave brenda 10 ditëve,si dhe pagesa e pagave tjera brenda këtij muaji. Të gjitha këto probleme kërcënojmë që përgatitjet për sezonin turistik të mos jenë në nivelin e duhur.

Share.