Situatë e mjerueshme ekonomike-nuk ka vend për festim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari  i Lidhjes së Sindikatave të Lira të Malit të Zi ,dega në Ulqin  Asllan Zeneli deklaroi për televizionin Teuta se : “Maji është dita e punëtorëve, por mund të them lirisht se nuk ka kush çfarë të festojë,situata ekonomike është shumë e vështirë, nuk shohim se ka diçka në përmirësim,punëtorët janë pa paga mujore me disa muaj,ekonomia e vendit e shkatërruar, kompanitë kanë dështuar, investime nuk ka , por veç premtime me vite të tëra përsëriten,rinia nuk ka perspektivë, me fjalë tjera Ulqini është qytet i falimentuar” shprehet Zeneli.

“Neve ditën e Premte, me 1 Maj , ftojmë të gjithë ata që kanë mbetur pa punë, që ju janë cunguar të drejtat që ju siguron ligji,të na bashkëngjiten në protestë. Do të protestojmë për pakënaqësitë tona para ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi, me moton “Të marrim frymë lirshëm”. Autobusi do të jetë para ndërtesës së komunës së Ulqinit ,ndërsa në orën 7:30 do të nisemi për Podgoricë” deklaroi Zeneli.

 

Sipas të dhënave të fundit në Ulqin ka 3.129 pensionistë, derisa të papunësuar janë 1.200, që do të thotë se, për shembull, në shkurt të këtij viti kishte gjithsej më shumë të tillë se sa të punësuar, e të cilët ishin 4.315.

 

Shkalla e papunësisë është 19,3 për qind, dhe është më e madhe për rreth pesë për qind se në nivel shtetëror.

Share.