SINJALIZOHEN RRUGËT E SHTOJIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sinjalizimi me numrat përkatës të rrugëve në Shtoj,pothuajse ka përfunduar. Sipas vendimit të Kuvendit Komunal rrugët e Shtojit do të emërtohen me numra, çka do ta lehtësojë mjaft orientimin dhe dokumentimin e banorëve të kësaj zone.Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti,citohet të ketë thënë se janë miratuar nga qeveria edhe emertimet e pesë rrugëve tjera, kurse për pjesën tjetër pritet vendimi i Ministrisë së Kulturës deri me datën 2 shtator.Sipas Haxhibetit, banorët e Shtojit në dokumentacionin e ri do të kenë menjëherë edhe adresat me emërtimin e rrugëve të reja.

Share.