Sindikata: Iniciativa e punëdhënsve e turpshme. Nuk repsektojnë as 40 orëshin

0

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatave të Pavarura, Srgja Kekoviq, e ka quajtur të turpshme inciativën e punëdhënsve për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ndalimin e punës të dielave në objektet tregtare. Kekoviq akuzoi punëdhënësit për dyftyrësi, pasi ato janë të fundit që duhet të ankohen, duke marrë parasysh se nuk respektojnë orarin prej 40 orë punë në javë, nuk u japin të punësuarve pushimin vjetor sipas ligjit dhe nuk u paguajnë orët shtesë. Ai tha se as farmacitë nuk ka pasur nevojë të përjashtohen nga ky vendim, pasi secili qytete ka farmacitë kujdestare të cilët mund të bëjnë furnizimin e duhur. Kekoviq pati vërejtje për Ministrinë e ekonomisë, pasi sindikatat nuk janë konsultuar në lidhje me këto çështje.

Share.

Comments are closed.