Simpozium i ekologëve në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Simpoziumi i gjashtë Ndërkombëtar i Ekologëve të Malit të Zi do të mbahet në Ulqin në hotelin Olimpik nga data 15-18 tetor 2015. Simpoziumi organizohet nga ekologët e njohur a malazez të Universitetit të Malit të Zi .

Simpoziumi do të prezantojë njohuri themelore të ekologjisë moderne dhe Shkencës, mbrojtjen e mjedisit  të akumuluar në vitet e fundit. Çdo seksion do të ketë  ligjërata plenare, të përgatitura nga ekologët shquar nga Mali i Zi dhe vendet e tjera.

Me rëndësi të veçantë është diskutimi panel: “Mbrojtja dhe valorizimi i burimeve natyrore të Kripores së Ulqinit,të organizuar nga  Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi dhe Parqet Kombëtare të Malit të Zi.

Share.